Sport

Trajneri ri i Flamurtarit ‘ngacmon’ rivalët e FC Prishtinës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Artim Shaqiri e ka nisur mirë aventurën e tij si trajner në Kosovë, teksa në ndeshjen hapëse të kampionatit barazoi përballë Prishtinës pretendente me rezultat 1-1.

Tekniku strugan u shpreh i lumtur me paraqitjen e të tijëve, por beson se kundërshtari ishte me fat, pasi që nuk pranoi gola nga rastet e ndërtuara nga ‘kuqezinjtë’.

“Mendoj se nuk ishim me fat,pasi patëm disa raste të mira për të shënuar edhe ne ndaj Prishtinës, dhe mendoj se me fat ishte kundërshtari, gjithsesi jam i kënaqur me rezultatin pasi mendoj që është real i takimit”, deklaroi Shaqiri për Super Sport Kosova.

Më tej 43 vjeçari ka folur edhe për objektiva te Flamurtarit këtë edicion.

“Objektivat e Flamurtarit janë t’i marrim ndeshjet një nga një, sot nuk arritëm të merrnim maksimumin por vazhdojmë me ndeshjet e radhës”, mbylli Shaqiri.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv