Sport

Trajneri që shkruajti historinë me KFF Mitrovica flet pas suksesit të arritur dhe rundin tjetër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

KFF Mitrovica ka kaluar grupin parakualifikues në Ligën e Kampionëve, derisa ka dalë e para në grupin 2 me pikë të plota.

Kësisoj, për herë të parë në historinë e re të futbollit kosovar një klub yni do të marrë pjesë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave, ku janë të përfshira 32 ekipe.

Shorti për rrethin e dytë do të tërhiqet më 16 gusht në Nion, derisa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen me sistem eliminimi më 11 ose më 12 shtator dhe më 25 ose më 26 shtator.

Trajneri i kësaj skuadre Seid Onbashi është shprehur i lumtur me suksesin e arritura nga vashat e tij, derisa ka folur edhe për pritshmëritë gjatë rrugëtimit të ri në garat ndërkombëtare.

“Një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë në fillim të bisedës tekniku mitrovicas, duke i përshkruar më pas në detaje emocionet dhe vështirësitë që kishin në këto gara.

“Është një sukses historik i klubit tonë, i qytetit tonë dhe i gjithë Kosovës. Ishte një garë e vështirë me kundërshtare shumë të forta, por puna jonë e përbashkët duke filluar nga kryetari, drejtori, shtabi teknik dhe janë vajzat ato që meritojnë lavdinë më të madhe që nuk kursyen asgjë nga vetja për të na prezantuar dhe në mënyrën më të mirë e arritëm këtë sukses”, ka thënë për gazetën “Zëri” Seid Onbashi, duke folur më pas për pritshmëritë gjatë rrugëtimit të ri në garat ndërkombëtare.

“Ne u kemi dhënë pak pushim vajzave, pasi kanë qenë 3 lojë të forta për 7 ditë. Do të fillojmë të përgatitemi për rundin tjetër, derisa të premten do ta mësojmë kundërshtarin e radhës. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të përgatitemi edhe për kampionatin tonë, që fillon javën tjetër”, ka përfunduar Seid Onbashi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv