Sport

Trajneri italian e do Nedim Bajramin te klubi i Serie A

Trajneri, Alessio Dionisi ka vendosur të largohet nga skuadra e Empolit, teksa po përgatitet për të marrë drejtimin e skuadrës së Sasuolos. Në mediat italiane thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi tashmë.

Në Itali tashmë kanë zbuluar edhe dëshirat e trajnerit në merkato. Thuhet se Dionisi i ka kërkuar drejtuesve të Sasuolos, t’i afrojnë në skuadër edhe fantazistin e Empolit, Nedim Bajrami.

Shqiptari pëlqehet shumë nga Dionisi, i cili e kishte një titullar të padiskutueshëm në skuadër sezonin e fundit. Drejtuesit e Sasuolos kanë nisur menjëherë nga punë dhe kanë bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Postime të ngjajshme
Sport

Elseid Hysaj mbetet në Serie A, gjen akordin me klubin e njohur

Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë