Sport

Trajneri i Zvicrës i reagon Jurgen Kloppit, shkak Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri nuk po gjen qetësi te Liverpooli. Mungesat e mëdha në fushë, ku shumica po vijnë shkak i lëndimeve, ka bërë që trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq të hedh kritika të mëdha në adresë të Jurgen Kloppit, transmeton “Zeri.info”.

“Si e di unë, Shaq ka lëndime në muskuj që i pësoi në ndeshjet ndërkombëtare që nuk i kishte ndjerë dhe më pas stërviti me ne”, kishte thënë me herët trajneri gjerman i LIverpoolit.

Ndaj kësaj ka reaguar Petkoviq i cili ka goditur këto pretendime dhe ka kritikuar Kloppin për trajtimin e Shaqirit në Liverpool.

“Ai nuk u lëndua me ne, ai u stërvit normalisht me ne kur u anulua loja në Ukrainë. Ato pretendime janë të pakuptueshme. Do ta kisha parë më të përshtatshme nëse klubi do të kishte raportuar te mjeku i kombëtares, në vend që të shpreheni publikisht”, ka thënë Petkoviq për Blick. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi