Sport

Trajneri i Werderit jep lajmin e madh për yllin kosovar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Milot Rashica pritet të jetë titullar për Werder Bremenin në ndeshjen e fundjavës kundër Dortmundit

Werder Bremen këtë fundjavë e pret një takim shumë i vështirë në udhëtim te Borussia Dortmundit.

Milot Rashica këtë takim pritet ta nisë nga minuta e parë pasi ai tashmë ka harruar lëndimin që kishte pësuar.

“Rashica është njëri prej opsioneve që ka më së shumti gjasa të luajë në fundjavë. Ai ka stërvitur pa asnjë problem,” ka thënë trajneri Florian Kohfeldt.

Ndryshe, Rashica në ndeshjen e kaluar ishte në bankë rezervë në takimin kundër Leipzigut.

Rikthimi i yllit nga Vushtrria është lajm i mirë edhe për Kosovën që në tetor do të luajë dy ndeshje në Prishtinë, kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv