Milot Rashica së fundmi ka shfaqur lojë të jashtëzakonshme, por sulmuesi i Werder Bremenit nuk ka qenë në 100%-shin e tij pas një lëndimi muskulor të pësuar në fillim të këtij edicioni.
Por, në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbach, trajneri Florian Kohfeldt mund të luajë me 23-vjeçarin për 90 minuta, shkruan ‘Weser-Kurier’.
Rashica ndonëse e nisi edicionin e ri me lëndime, ka arritur të shënojë katër gola dhe të dhurojë dy asistime këtë edicion në Bundesliga.Por, sulmuesi nga Kosova nuk ka qenë në gjendje të luajë 90 minuta në ndeshjen e fundit, gjë e cila mund të ndodhë nesër ndaj Monchengladbach.
“Për herë të parë, Rashica mund të luajë 90 minuta”, ka thënë trajneri Kohfeldt.
Rashica kaloi te Werderi në janarin e vitit 2018 nga Vitesse Anheim.Që nga atëherë, ai ka pasur një zhvillim të madh si futbollist, derisa në edicionin e kaluar u shpall ‘lojtari i vitit’ te klubi gjerman