Sport

Trajneri i Werder Bremenit deklarohet sërish për Milot Rashicën, tregon pse nuk po luan ylli i Kosovës

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt është deklaruar sërish në lidhje me Milot Rashicën.

Rashica nuk ka luajtur fare në ndeshjen e fundit të Werder Bremenit në Bundesligë, shkruan “Zeri.info”.

Trajneri gjerman ka deklaruar se Rashica ende ka nevojë për punë.

“Milot Rashica ende ka nevojë për të ndërtuar disa gjëra. Ky proces do të vazhdojë deri në pushimin për kombëtare”, ka thënë Kohfeldt.

Gjithashtu, Kohfeldt e cilësoi Rashicën si një pasuri për sulmin e tij.

“Me Josh, Milotin, Tahith dhe Nick ne kemi ende futbollist në sulm. E rëndësishme është që ne të veprojmë me guxim”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë