Sport

Trajneri i Vushtrrisë, Nikaj në procedurë disiplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Vushtrrisë, Samuel Nikajt.

Arsyeja e inicimit disiplinor ndaj tij vije pasi Nikaj kishte ofenduar me ton të lartë organet e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ndeshjes me Ferizajn, shkruan Demokracia.com.

Vushtrria barazoi shifrat 1-1 në minutat shtesë të takimit, ndërsa Nikaj festoi në mënyrë priovokative dhe ofendoi organet e shtëpisë së futbollit kosovar.

“Inicim disiplinor ndaj : Kryetrajnerit të KF Vushtrria, Samuel Nikaj me nr ID.015755M77. Motivi: Në minuten 90+ pas barazimit të rezultatit, feston golin në mënyrë priovokative dhe ofendon me ton të lartë organet e FFK-së. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Ferizaj, Liga e Parë Grupi B”, thuhet në raport.

Vushtrria dhe Ferizaj ndanë pikët pasi luajtën 1-1 në stadiumin “Ferki Aliu” në takimin e Grupit B në Ligën e Parë të Kosovës.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *