Sport

Trajneri i ri i Kosovës reagon pas humbjes nga Jordania

Edhe pse shkarkimit të Bernard Challandes, Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të këndellet.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” janë përballur sonte me Jordaninë, raporton FrontOnline.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet i takoi Jordanisë me rezultat 0:2.

Pas ndeshjes, trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha u shpreh tejet i zhgënjyer.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam. Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë trajneri slloven.

“Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme. Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje”, tregoi ai.

“Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”, përfundoi Gliha.

Related posts
Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Sport

ARMANDO BROJA i pandalshëm: Sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur në Premierligë

Sport

Vlera e Benzema, ja sa fiton francezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *