
Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka përjashtruar mundësinë e largimit të yllit të skuadrës Neymar.
Ai ka thënë se braziliani nuk do të mund të largohet pa e gjetur klubi zëvendësuesin e tij, shkruan Goal.
“Ai nuk do të largohet pa e gjetur pasuesin e tij, nuk është i mundur largimi”, ka thënë Tuchel pas takimit me Rennes që e humbën 2:1.
“Është e qartë, nëse ai do të qëndrojë është lojtar që mund të na ndihmojë që të fitojmë”.
“Është e qartë në kishim mungesë shpërthimi. Kishte pak situata ku kishim hapësirë dhe nuk ishim vendimtar”, ka thënë ai për ndeshjen./Klan Kosova/