Sport

Trajneri i Prishtinës, Ramadani flet për prurjet e reja

Skuadra e Prishtinës nga dje (e diele) ndodhet në Gjakovë ku në fushën e Vëllaznimit, në stadiumin e qytetit do të përgatitet për dhjetë ditët e ardhshme.

Për fazën përgatitore dhe planet e skuadrës, ka folur kryetrajneri, Zekirija Ramadani për faqen zyrtare të klubit nga kryeqyteti.

“Kemi vendosur për Gjakovën sepse edhe sot u bindëm që kemi ambient të ngrohtë, kushte të jashtëzakonshme pune, mikpritës nga pronari i hotelit e deri të punëtoret e stadiumit të Vëllaznimit këtu në Gjakovë, çka dua t’i falënderoj edhe publikisht që na mundësuan kushtet mjaft optimale për seancë stërvitore dhe të kemi kujdes të veçantë”.

“Atmosfera brenda ekipit është ashtu siç e patëm fundin e sezonit, bëhet fjalë për atmosferë fantastike e besoj kjo sa do të vije koha e do të shtohet edhe më shumë kjo atmosferë pozitive”.

“Duam ditëve të para të mbushim organizimin në gjendjen finzike që mos të çalojmë në këtë aspekt e ku i kemi edhe dy javë dhe këtë kohë do të shfrytëzojmë në maksimum për ta përgatitur ekipin fizikisht. Taktikisht, normal që edhe ajo është pjesë e planit tonë, e pastaj e presim shortin dhe të shohim se me cilin kundërshtar do ndeshemi. Normalisht duhet analizuar kundërshtarin dhe të bëjmë punën se si do të mbrohemi nga ai kundërshtar dhe se si do të sulmojmë, në çfarë mënyre dhe stili loje”.

“Organika e ekipit ka ngelur, janë liruar disa futbollistë që ndoshta nuk kanë qenë në përbërjen e parë në formacion. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm me prurjet e reja në ekip. Na duhet vetëm kualitet dhe jo numër. Ai futbollist që do të vije te Prishtina duhet të ketë bagazh, që ka kualitet dhe që do të rrisë konkurrencën. Konkurrenca e shëndosh na bije edhe rezultate pozitive”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Prishtina të martën mëson kundërshtarin e raundit preliminar të Ligës së kampionëve, të gjysmëfinales së turneut me katër skuadra që zhvillohet më 22 qershor dhe 25 qershor finalja.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!