Sport

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Drita na ka analizuar, duhet ndryshojmë sistem për të mërkurën

FC Prishtina po vazhdon me formën e lartë në futbollin kosovar, duke mos njohur humbje tash e 14-të ndeshje radhazi në të gjitha garat, shkruan Zeri.info.

Kryeqytetasit shënuan sot fitore në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultatin 0-4, teksa në javën e 21-të takohen me skuadrën lidere, Dritën.

Pas fitores ndaj Arbërisë, trajneri i Prishtinës u shpreh: “Ndeshja sot na dha shenjë që kemi marrë shumë mësim nga dy përballjet e para kundër Arbërisë të cilat kanë qenë shumë të vështira. Dhe e kapëm ritmin e ndeshjes shumë mirë nga fillimi i saj. Ishin dy pjesë të ndryshme të lojës, përderisa në pjesën e parë realizuam tre gola dhe rezultati e bëri të vetën, dhe në pjesën e dytë ndoshta ra pak edhe volumi i lojës. Por, jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe shumë i kënaqur që nuk pësuam gol”.

Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka folur edhe për takimin e ardhshëm ndaj Dritës.

“Ndërsa tani na pret takimi me Dritën ndeshjet me të cilët gjithmonë janë të forta dhe ku kemi pasur tre përballje rresht në kohë të shkurtër. Do të punojmë në këto katër ditët e ardhshme për një skemë më ndryshe, sepse besoj që Drita tani më mirë na ka analizuar dhe do ta kemi të vështirë të përballemi në mënyrën e mëhershme. Është ndeshje tejet e rëndësishme dhe nëse na del mirë në stërvitje mund të ndryshojmë sistem për të mërkurën”.

Kujtojmë se Prishtina së fundmi e ka mposhtur Dritën në Kupë dhe në finale të Superkupës.

Postime të ngjajshme
Sport

Atmosferë fantastike te Drita, drejtori i klubit befasohet për datën e tij të lindjes!

Sport

Liga e Parë, këto janë delegimet e plota të xhiros së 17-të

Sport

Zyrtarët e ndeshjeve të Superligës për xhiron e 23-të

Sport

Klubi anglez nuk heq dorë, të vendosur për transferimin e Milot Rashicës