Sport

Trajneri i përkohshëm i Kosovës flet për të ardhmen dhe për barazimin me Greqinë

Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha, ka lënë të kuptohet se e dëshiron rolin e përhershëm në stolin e ekipit kombëtar, duke thënë se i takon Federatës së Futbollit të Kosovës të vendosë, pas barazimit 1:1 me Greqinë të dielën.

Kosova e mbylli një fushatë kualifikuese tejet dëshpëruese për Kupën e Botës 2022 me një barazim 1:1 me Greqinë në ndeshjen e fundit në grup të dielën, raporton Gazeta Express.

Kapiteni Amir Rrahmani e shpëtoi Kombëtaren e Kosovës nga humbja në Athinë, e cila do të ishte e pesta radhazi në të gjitha garat, me një gol në pjesën e dytë, pasi Georgios Masouras e kishte kaluar Greqinë në pjesën e parë, raporton Gazeta Express.

Kosova e përfundon fushatën e dytë kualifikuese në vendin e fundit në grup.

Dardanët mblodhën vetëm pesë pikë nga tetë ndeshje, pas një fitoreje, dy barazimeve dhe pesë humbjeve.

“Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin sepse kemi mundur ta fitonim ndeshjen por kemi mundur edhe të humbim. Futbolli është dramatik. Në pjesën e parë nuk harxhuam shumë energji pasi loja është e gjatë. Duhej ta ruanim energjinë dhe përqendrimin për të bërë diçka. Nuk arsyetohem zakonisht por kishim mungesa si Hadërgjonaj, Dresheviq, Bytyqi. Për Kosovën këto janë mungesa të rëndësishme. Ju thash lojtarëve që duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të bëjmë maksimumin. U thash që dua ta fitojmë këtë ndeshje, por nuk ia arritëm qëllimit”, tha Gliha.

Gliha e mori drejtimin e verdhekaltërve përkohësisht pas shkarkimit të Bernard Challandes të tetor dhe debutoi me humbje në miqësoren ndaj Jordanisë të mërkurën.

Besohet se ai është emëruar përkohësisht deri në gjetjen e një trajneri të ri, por Gliha refuzoi ta thotë këtë kur u pyet për të ardhmen në stolin e Kosovës.

“Ndihem mirë në Kosovë por i takon kryetarit të vendos për të ardhmen. Sa i përket kualifikimeve, në njërën anë nuk kishim fat. Në futboll ka fitore e humbje. Por diferencën e bën përqendrimi dhe sakrifica e lojtarëve në fushë. Ka edhe shumë elemente tjera”, shtoi Gliha.

Spanja e fitoi Grupin A duke mbledhur 19 pikë dhe u kualifikuar direkt, pasi e mundi Suedinë 1:0, e cila do të luajë në play-off si e dyta në grup me 15 pikë.

Related posts
Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Sport

ARMANDO BROJA i pandalshëm: Sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur në Premierligë

Sport

Vlera e Benzema, ja sa fiton francezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *