Sport

Trajneri i njohur ndahet me klubin zviceran, mund ta marrë drejtimin e Kosovës

Alexander Frei dhe klubi i Wil kanë ndarë rrugët pas rreth një viti bashkëpunim.

Klubi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me një marrëveshje të dyanshme me trajnerin zviceran, shkruan FrontOnline.

“FC Wil 1900 shpreh keqardhjen që nuk mund të gjendej asnjë marrëveshje për orientimin e mëtejshëm sportiv dhe strukturor të klubit dhe i uron Alex Frei fat në hapin tjetër në shkallët e karrierës së tij”, tha drejtori sportiv i Wil, Jan Breitenmoser.

Frei është përfolur mjaft shumë për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës dhe ishte një nga opsionet potenciale.

Madje, vet ai kishte deklaruar se do të dëshironte ta drejtonte Kosovën.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *