Sport

Trajneri i njohur: Kemi kaos në futboll, në këtë sezon ka eskalu situata!

Trajneri kosovar, Gani Sejdiu ka komentuar ngjarjet e fundit në futbollin kosovar.

Në ndeshjen e djeshme mes Ballkanit dhe Llapit “eskaloi” situata, ku kishte tre kartonë të kuq, përleshje dhe mjaft tensione.

Megjithatë, postimi i Llapit në rrjetin social, Facebook nuk dëshiron shumë koment, pasi klubi nga “Zahir Pajaziti” tha se nuk po e dinë se a janë në Suharekë apo në Serbi!

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu tha se në përgjithësi është bërë kaos total në futboll këtë stinor, por mbi të gjitha klubet duhet të ruhen me deklarata.

“Është bërë një kaos i sportit në përgjithësi. Këtë sezon ka eskalu. Është produkt i menaxhimit në përgjithësi, kanë deviju senet dhe kjo po ndikon që klubet, trajnerët, lojtarët dhe njerëzit që janë në pozitë, edhe ju si gazetarë në pozite duhet me pas kujdes, e le më ne”, tha fillimisht Gani Sejdiu për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai tha se krahasimet me Serbinë nuk duhet të të përdorën assesi, ndërsa potencon se është mjaft i shqetësuar me situatën e krijuar.

“Deklaratat janë në përgjithësi me gjithë respektin, nuk përmenden termat, nuk guxojmë të bëjmë krahasime me Serbinë, me gjërat të tilla. Deklarata duhet të jenë të matura, jemi duke e degjeneruar sportin. Unë jam i shqetësum nga kjo situatë që u kriju tani, si me deklarata, si me marrëdheniet mes klubeve. Kjo është kulmi i pakënaqësive në futbolllin tonë, i gjërave të këqija në futbolin tonë”, vazhdoi ai.

Në fund, Sejdiu tha se duhet të ndërrmarin masa të mëdha për ta kthyer futbollin në binar.

“Duhet të ndërrmarin masa me fut në binar futbollin. Masa në gjithçka, në deklarata në menyrën e sjelljes, sporti duhet në çdo sene. Sporti ka luftë, rivalitet, por mbi të gjitha ka kritere, ka rregulla që nuk duhet me u kalu”, përfundoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës