Sport

Trajneri i Moldavisë: Duhet ta ndalim këtë futbollist nëse duam fitore ndaj Kosovës

Moldavia nesër zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me synime për fitore dhe ta ruaj kështu statusin në Ligën C në Ligën e Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Trajneri i Moldavisë, Engin Firat, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme që luhet nga ora 20:45 ka thënë se janë këtu për fitore dhe nuk kanë ardhur të dorëzuar.

“Kosova është një ekip i fort dhe do të jetë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që ta ndalim Muriqin. Kemi pasur probleme dhe lëndime në fazën e mbrojtjes. Do ta kemi të vështirë ta ndalim Vedatin, por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur rezultat pozitiv.

Kosova dhe ne kemi vuajtur nga COVID-19, por Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe unë besoj se nuk do të ishte befasi nëse do të luante në Ligën B me potencialin që ka” deklaroi Firat.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!

Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së