Sport

Trajneri i Kosovës zbulon gjendjen e Amir Rrahmanit pas lëndimit të pësuar sonte

Ka përfunduar ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Moldavisë, e fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte nikoqire e Moldavisë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 të Ligës C të Kombeve, i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka komentuar edhe shkallën e lëndimit të Amir Rrahmanit.

“Nuk dihet akoma, do të shoh stafi mjekësor, nuk besoj se është lëndim i rëndë, por sidoqoftë kur Amir Rrahmani largohet nga fusha mund të mos jetë lëndim i lehtë”, tha Sahiti për “SuperSport”.

Postime të ngjajshme
Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona

Sport

Atmosferë brilante në zhveshtoren e Ballkanit, dëgjojnë këngë popullore

Sport

Napoli i kushton tribut të veçantë Maradonës para ndeshjes me Rijekën

Sport

SKANDALOZE: Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës