Sport

Trajneri i Greqisë me njohuri për futbollistët e Kosovës

Greqia është nikoqir i Kosovës për takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Ndeshja që luhet nesër (e diele), do të fillojë në ora 20:45 dhe do të jetë një takim aspak i lehtë për të dyja skuadrat.

Trajneri i Greqisë, John van’t Shchip ka vlerësuar Dardanët para lojës duke thënë se janë ekip i rrezikshëm.

‘Kosova ka ekip të mirë, janë të rrezikshëm me lojtarë të fortë dhe të shpejtë’, deklaroi fillimisht ai.

‘Mbrojtësit e tyre janë agresivë. Ne duhet të jemi shumë të fokusuar, ta mbajmë topin në zotërim dhe të kemi pozicionin e duhur për ta fituar atë’.

‘Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por duam të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët nga ky duel’, shtoi më tej John van’t Shcip.

Greqia momentalisht ka nëntë pikë në grup më vendin e tretë, kurse Kosova është e fundit me katër pikë.

Related posts
Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Sport

ARMANDO BROJA i pandalshëm: Sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur në Premierligë

Sport

Vlera e Benzema, ja sa fiton francezi

Sport

Sulmuesi i Kosovës thyen rekord, për 22 minuta shënon tre gola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *