Sport

Trajneri i Greqisë fjalë të mëdha për Kosovën

Trajneri i Greqisë, John van Schip ka pasur fjalë të mira për Kosovën gjatë konferencës për shtyp për ndeshjen kundër Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova është një Kombëtare tepër e fortë dhe dita ditës po rritet edhe më shumë.

Duke bërë krahasimin me ndeshjet e kaluara, Schip ka thënë se ato dy ndeshje duhet të harrohen dhe ata duhet të fokusohen në ndeshjen e radhës.

“Ka qenë dy ndeshje tjera ato me Kosovën. Çdo ndeshje ndryshon dhe ne nuk duhet që të bëjmë krahasime të tillë. Ne nuk duhet nënvlerësuar Kosova dhe ne duhet të bëjmë më të mirën nesër në fushë”, ka thënë trajneri i kombëtares greke.

Ai ka folur edhe për mungesat në ekipin e tij, sidomos të Christos Tsolis i cili pritet që të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Kosovës shkaku i një lëndimi.

“Është një mungesë e madhe por ne kemi një skuadër të madhe dhe mund ta zëvendësojmë atë”, ka thënë Schip për lojtarin që luan bashkë me Milot Rashicën te Norëich City.

Duke folur për Kosovën, Schip ka thënë se është një Kombëtare e fortë me lojtarë shumë të shpejt. “Ne kemi luajtur dy ndeshje me Kosovën dhe ata janë shumë të fortë. Kanë lojtarë të shpejt dhe mendoj se është një skuadër që po zhvillohet, pra ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të fitojmë. Ata dëshirojnë të fitojmë, ne dëshirojnë të fitojnë. Është një lojë që secili e kërkon rezultatin e vet. Mendoj se atë do ta vendosin detalet”.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk