Sport

Trajneri i Grasshopers ka një koment epik për Abrashin

Dëmtimi në radhët e përfaqësueses shqiptare në ndeshjen ndaj Hungarisë për Amir Abrashin, ishte një lajm i keq jo vetëm për kuqezinjtë.

Mesfushori është kapiteni i Grasshopers dhe lajmi se ka pësuar një dëmtim që do ta lërë jashtë fushës për një muaj, i ka prishur padyshim punë kësaj skuadre.

Por trajneri Giorgio Contini, mendon se Abrashi do të kthehet shumë më shpejt në fushë, pasi ka aftësi të rikuperohet shpejt. Ai e ka shprehur këtë besim të tijin me një batutë të çuditshme për mediat zvicerane.

Abrashi rikthehet në fushë: Humbje që dhemb shumë, të reagojmë shpejt – Abc News

“Abrashi ka mish shqiptar, ai shërohet më shpejt”, ishin fjalët e teknikut të klubit të qytetit të Zurichut.

Kështu, tani në klub shpresojnë që në vend të katër javëve të parashikuara për kthimin në tetor, Abrashi të jetë i gatshëm para fundit të këtij muaji, për të dhënë kontributin e tij në kampionat. Ky padyshim do të ishte një lajm i mirë edhe për trajnerin Reja, i cili shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjet vendimtare të muajit tetor.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar