Sport

Trajneri i Feyenoordit, Slot shprehet i zhgënjyer me rezultatin dhe lojën e treguar ndaj Dritës

Falë një paraqitje të shkëlqyeshme sonte, Drita ka arritur që ta nxjerrë një barazim nga përballja me gjigantin holandez, Feyenoordin, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Trajneri i Feyenordit, Arne Slot, u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij sonte.

“Ne e kishim topin shpesh dhe për një kohë të gjatë, por krijuam vetëm tre ose katër raste. Kjo nuk është e mirë, shumë zhgënjyese.

Ne gjithmonë duhet të kalonim 11 lojtarë dhe ekipi ende ka shumë probleme me këtë për momentin. Ka pak krijimtari në ekip” – ka deklaruar Slot.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!

Sport

Nuk del në stërvitje pa firmosur kontratën e re, Messi me pushime në Ibiza. Ja situata në kampin katalanas