Sport

Trajneri i Çekisë: Do ta respektojmë Kosovën, ky lojtar është me plot energji

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jaroslav Slihavy ka thënë se skuadra e tij do ta respektojë Kosovën dhe e ka vlerësuar lartë Edon Zhegrovën

Kosova nesër luan me Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Trajneri i Çekisë, Slihavy në konferencën për shtyp të mbajtur pak më parë ka deklaruar se Kosova është e rrezikshme dhe se kjo skuadër del shumë shpejt nga mbrojtja në sulm.

“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Edhe bullgarët kanë luajtur këtu dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ne presim ndeshje të mirë nga ana jonë,” ka thënë Slihavy.

Rezultate imazhesh për edon zhegrova kosovo“Do ta respektojmë Kosovën e cila ka mungesa, por e ka një Zhegrova me plot energji. Ata dalin shpejt nga mbrojtja në sulm. Kam thënë se pas Anglisë, të gjitha Kombëtaret janë të përafërta në grupin tonë. Ne duhet të bazohemi në lojë tonë,”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv