Sport

Trajneri i Anglisë respekton jashtëzakonisht shumë Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gareth Southgate e vlerëson lartë Kombëtaren e Kosovës me të cilën do të ballafaqohet më 10 shtator në Southampton.

Anglia do të jetë nikoqire e Kosovës në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020, me ndeshjen e cila do të luhet në stadiumin e Southamptonit.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate e vlerëson lartë Kosovën dhe këtë e vërteton fakti që ‘Dardanët’ nuk kanë pësuar humbje nga tetori i vitit 2017.

“Është një shtet i ri që pak e njohin, por ka futbollistë cilësorë dhe kjo skuadër nuk mundet prej disa ndeshjesh. Kosova është një shembull i mirë në futboll”, ka thënë Southgate.

Ndryshe, Kosova para duelit me Anglinë do të përballet me Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv