Sport

Trajneri i Anglisë e vlerëson Shqipërinë para përballjes në “Wembley”

Gareth Southgate pret reagimin e skuadrës së tij ndaj Shqipërisë, pas asaj performancë poshtë pritshmërive në Hungari, para një muaji.

“Tre Luanët” duan ta sigurojnë me fitoren e mundshme ndaj kuqezinjve.

“Nuk është e lehtë të kalosh një fushatë të tërë kualifikuese pa lënë pikë. Na ka mbetur edhe pak për të bërë. Do të luajmë me një kundërshtar shumë konkurrues, i cili është ende në garë, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur edhe mendërisht,” – deklaroi Southgate, duke iu referuar Shqipërisë.

“Ajo është një skuadër shumë e organizuar, trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer. Kanë familjarizim në mënyrën e lojës. Ka pasur disa ndryshime në ekip, por ne nuk ndalemi kurrë tek individët, por tel loja kolektive, kështu jemi përgatitur ndaj kujtdo”.

Anglia do të ketë disa mungesa të rëndësishme, por Southgate do të ketë kapitenin Harry Kane, për ta udhëhequr ekipin drejt fitores. Sulmuesi i Tottenhamit shënoi në tri nga katër paraqitjet ndërkombëtare këtë vjeshtë, por efikasiteti i tij te “Spurs”-at ka qenë nën nivelin që pritej.

Related posts
Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Sport

ARMANDO BROJA i pandalshëm: Sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur në Premierligë

Sport

Vlera e Benzema, ja sa fiton francezi

Sport

Sulmuesi i Kosovës thyen rekord, për 22 minuta shënon tre gola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *