Sport

Trajneri gjerman drejt Ballkanit, Vllaznia e Shkodrës gjen zëvendësuesin e tij

Mbrëmjen e 2 qershorit është raportuar se kryetrajneri i Vllaznisë së Shkodrës, Thomas Brdaric, do e merr drejtimin e Ballkanit të Suharekës.

Pas lajmeve të raportuar mbrëmë, tashmë skuadra shkodrane e ka gjetur trajnerin zëvendësues. Behet fjalë për Elvis Plori i cili pritet të jetë trajneri i parë i shkodranëve, shkruan Gazetasheshi.com

Është publikuar edhe një fotografi ku shkruhet “Filloi puna. Vllaznia e madhe po vjen”, ku aty shihet edhe Plori.

 

Trajneri gjerman, Brdaric, arriti që në stolin e skuadrës së Vllaznisë të shpallej kampion i Kupës për sezonin 2020/2021.

Brdaric ka një karrierë të madhe si trajner, pasi ka qenë pjesë e skuadrave, si: Union Solingen, Wolfsburg ll, Steinbach, KF Shkëndija, Rot-Weis Erfurt dhe Vllaznia.

Si futbollist gjermani me prejardhje nga Kroacia, luajti te klubet e njohura, si: Stuttgart, Dusseldorf, Fortuna Koln, Bayer Leverkusen dhe Hannover 96.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u

Sport

Prishtina me një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve

Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!