Sport

Trajneri francez i Besës nuk po shqetësohet për rezultatet, kjo është arsyeja

FC Besa vazhdon me humbje, nga java në javë. Pejanët në kuadër të xhiros së katërtë pësuan në udhëtim nga Drita me rezultat 3-1.

Megjithatë, kjo nuk përbën aspak shqetësim për trajnerin francez të kësaj skuadre Jerome Klein, i cili theksoi se projekti i klubit është për të ardhmen dhe se rezultatet momentale nuk kanë shumë rëndësi.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi që Drita është një skuadër shumë e fortë, ndërkohë që ne kemi një skuadër shumë të re. Ne bëmë më të mirën e mundshme, nga ndeshja në ndeshje po shkojmë duke i bërë gjërat më mirë dhe shpresoj që shumë shpejtë të vijmë te rezultatet pozitive.

“Ne e dimë që do jetë e vështirë për ne, pasi që jemi skuadër shumë e re, por ne jemi duke menduar për të ardhmen dhe rezultatet do të shihen më vonë”, deklaroi Jerome Klein për “Art Sport”.Besa vazhdon të renditet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me 0 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”