
Sulmuesi i Barcelonës ka vajtuar humbjen ndaj Athletic, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në La Liga.
Francezi, madje, mori kritika publike nga trajneri Valverde për paraqitjen në këtë ndeshje të parë zyrtare me fanellën blaugrana.
Edhe pse shkurt, kampioni i botës iu përgjigj pyetjeve të gazetarvëe, duke nënvizuar faktin se sezoni është i gjatë dhe situata mund të kthehet shpejt në favor.
Fillimi i keq – “Neve na ka munguar ajo që kushton më shumë në futboll, pasimi i fundit, luajtja më në qendër, kontrolli i lojës”.
Marzhi i përmirësimit – “Kemi kohë, kampionati është i gjatë. Duhet të punojmë për një angazhim tjetër në ndeshjen pasardhëse. Ne duhet të punojmë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohemi”.