Sport

Trajneri dhe 8 lojtarë të skuadrës kosovare testohen për koronavirus

Skuadrat e Superligës së Kosovës kanë tri ditë që kanë rifilluar përgatitjet për vazhdimin e pjesës së mbetur të kampionatit, pas pezullimit prej dy muajsh si rezultat i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kurse gjatë ditës së sotme skuadra e Gjilanit ka njoftuar se gjashtë futbollistët e tyre dhe trajneri Mezani kanë kryer testin për koronavirus, përcjellë Gazeta OLLE.

Sipas njoftimit të SC Gjilanit, që të gjithë kanë rezultuar negativ dhe tashmë do të lejohen t’i bashkohen ekipit në stërvitje.

“Sot futbollistët tanë, Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19 dhe të cilët të gjithë kanë rezultuar negativ.

Testet e kryera sot, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, u japin dritën e gjelbërt futbollistëve dhe kryetrajnerit, që pas një jave në izolim në qendrën studentore në Prishtinë, të lirohen dhe të vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyrë.

Gjithashtu pas testimeve të kryera ditën e djeshme në Maqedoni dhe Mal të Zi, kanë rezultuar negativ edhe futbollistët, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja kur do të zhvillohet super ndeshja, ‘Maqedoni Veriore – Kosovë

Sport

Grezda sulmon fizikisht lojtarin kundërshtar në parking pas ndeshjes

Sport

Debat i ‘nxehtë’ mes Qeqës dhe Debatik Currit

Sport

Munishi me parashikim të “çmendur” për Arbërinë!