Lajme

Tragjike: Mbytet në lum 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në qytetin e Dragashit.

Kjo pasi rreth orës 20:00, një vajzë rreth moshës 4-vjeçare ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se kjo ka ndodhur në fshatin Blaç të Dragashit, kurse arsyeja sipas informacioneve të para është se dyshohet që viktima ka qenë duke luajtur pranë lumit.

Policia dhe ekipet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse mjeku i fshatit e ka konfirmuar vdekjen e 4-vjeçares.

“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë i moshës 4-vjeçare është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, tha Osmanollaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin