Lajme

Tragjedia në Drenas, vdes edhe babai i 15-vjeçarit që u vra nga fqinji javën e kaluar

Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, i cili po qëndronte që disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë natën e 6 prillit në pyll.

Lajmin e ka konfirmuar edhe miku i tij, Burim Klinaku përmes një postimi në Facebook.

“Sap morra lajmin si paska vdekë Bekim Muja ishall allhu e ka dergu në lule të xhenetit do të na mungon”, shkroi ai.

Rasti kishte ndodhur pasi Bekim Buja së bashku me djalin e tij A. Muja 15 vjeçar, kishin shuar në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur, ndërsa babai e tij kishte mbetur i plagosur.

Dyshohet se vrasja kishte ndodhur për një pronë, e cila ka shkaktuar konflikt paraprakisht në mes të dy familjeve Bardiqi e Muja nga Gradinca e Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:30 Policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.”

Dy të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në fshatin Gradicë të Drenasit gjendjen në paraburgim.Kjo pasi Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se u është caktuar masa e paraburgimit të pandehurve Xh. B. dhe A. B, të cilët nga Prokuroria dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe ndihma për kryerjen e vrasjes së rëndë. //reporteri.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Kjo është gjendja në sallën “1 Tetori” sot

Lajme

E quajtën idiot, reagon sërish i riu që u pa me pankartën në marshin për Palestinën

Lajme

Milaim Zeka: Tomë Gashi e rrah gruan e tij

Lajme

Moti në Kosovë – parashikimi për pesë ditët e ardhshme