Sport

Tragjedi e rëndë: Futbollisti humb jetën në një ndeshje të organizuar për vëllain e tij të ndjerë

Një tragjedi e rëndë e ka goditur sportin italian dhe jo vetëm.

Giuseppe Perino, lojtari italian ka humbur jetën dje në një ndeshje të organizuar për vëllain e tij të ndjerë, shkruan Demokracia.com.

Perino vëllain e kishte humbur tri vjet më parë pas një aksidenti me biçikletë.

Sipas raportimeve të para në mediat apenine, Perino vdiq pas një sulmi në zemër në Podomarin afër qytetit të Napolit.

Perino si futbollist ka luajtur në pozitën e mesfushorit dhe në karrierën e tij ai luajti edhe për grupmoshat e reja të Parmës.

Gjatë kësaj ndeshje, Perino u rrëzua dhe ekipi mjekësor intervenoi shpejt, por pa sukses për 29-vjeçarin.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u