Sport

Toverlani tregon ofertën e kujt e refuzoi, zbulon edhe favoritin për titull

Ish trajneri i shumë klubeve elitare, Afrim Tovërlani ka folur lidhur me të ardhmen e tij dhe favoritin për trofeun e Superligës së Kosovës këtë edicion.

Tovërlani nuk është në stolin e ndonjë skuadre, që pas dorëheqjes nga Feronikeli, ku u zëvendësua nga Klodian Duro, shkruan lajmi.net.

I pyetur lidhur me të ardhmen, Tovërlani tha se nuk është në bisedime me ndonjë skuadër dhe që ka refuzuar një ofertë nga FFK-ja.

“Jo nuk jam në bisedime me ndonjë skuadër. Gjatë janarit nuk kam pasur oferta nga klubet, por kam refuzuar një ofertë nga Federata e Futbollit të Kosovës”, tha fillimisht ai.

Tutje, i pyetur për titullin e Superligës, tekniku prishtinas deklaroi se tri vendet e para janë favorite, edhe pse Drita ka një avantazh.

“Tri vendet e para në tabelë janë në garë për titull edhe pse Drita ka avantazhin, mirëpo kanë mbetur që të zhvillohen edhe 17 ndeshje”, përfundoi trajneri me më së shumti trofe në Kosovë gjatë një prononcim për lajmi.net.

Ndërkohë, kujtojmë se lideri momental i Superligës është Drita me 44 pikë, ndjekur nga Ballkani me 41 pikë, derisa Prishtina qëndron në pozitën e tretë me 35 sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Agim Sopi transferon edhe një ish lojtar të Trepçës ’89 në Suedi, flet presidenti Abedin Zeka

Sport

Munishi i emocionuar nga Suharekasit

Sport

Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për skuadrën e Llapit

Sport

Dellova i Prishtinës përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja