
Afrim Toverlani ka treguar se cili transferim i dimrit mund të bëjë diferencën në elitën e futbollit kosovar.
Trajneri i njohur ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, aty ku së bashku me panelistët e tjerë u diskutua rreth përgatitjeve dhe transferimeve të skuadrave kosovare, përcjellë Gazeta Olle.
Toki pati disa fjalë të mira për prurjen e re tek Feronikeli, Damir Kojaseviç.
“Feronikeli ka transferuar një futbollist shumë të mirë malazez siç është Kojaseviç, për të cilin kishte negociata të hapura edhe në verë. Ai mund ta bëjë diferencën dhe mendoj se është përforcim shumë i mirë i Feronikelit” – ishin fjalët e trajnerit.
Kojaseviç aventurën zyrtarisht me Feronikelin e nis me duelin e kupës kundër Arbërisë.