
Gjilani është mposhtur sot në Podujevë nga Llapi i Tahir Batatinës me shifrat 3:1.
“Kuqebardhët” nuk ia kanë dalur të marrin pikët e plota as në takimin e dytë të stinorit pranveror në Superligë dhe me ç’rast tifozët e Gjilanit kanë kërkuar përgjegjësi.
Në një moment të ndeshjes, lojtarët e Gjilanit kërkuar penallti kur një nga lojtarët e Llapit luajti me dorë në zonën e portierit.
Trajneri kosovar, Afrim Toverlani ka thënë se këto raste në Evropë akordohen penallti dhe se ishte rast ideal për t’u barazuar rezultati.
“Zakonisht në Evropë këto po referohen penallti. Këtu rezultati ka qenë 2:1 te ky rast dhe ka mundur të barazohet rezultati në këtë moment”, ka thënë Afrim Toverlani.