Sport

Tovërlani: Kjo që po bëhet ndaj Rafet Prekazit, nuk është korrekte

Emri i përzgjedhësit të Kosovës U-21, Rafet Prekazi, pas ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2021” me Shqipërinë U-21 e zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë (humbi Kosova 1:0) , është lakuar me të madhe në medie, raporton Zeri.info.

Është shkuar e folur se Prekazi do të largohet nga Kosova U-21 derisa ndeshja me Turqinë, do të jetë e fundit e tij në krye të Kosovës.

Tovërlani është një ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin kosovar.

Ai njihet si edhe trajner që ka arritur suksese të madh edhe me gjeneratat e reja derisa një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe me FC Prishtinën, teksa vite më parë ka trajnuar shumë futbollistë të rinj që më pas kanë bërë emër në futbollin e Kosovës dhe më gjerë.
Ndër emrat që janë lakuar se pasues të Prekazit janë Shefki Kuqi, Bekim Isufi dhe Afrim Tovërlani.

Ky i fundit në një prononcim për RTV Dukagjini ka deklaruar se nuk ka biseduar me askënd dhe se nuk është korrekte ndaj Rafet Prekazit që të dalin emra në medie.

“Të jem korrekt nuk kam biseduar me askënd. Përfaqësuesja U-21 e ka selektorin dhe nuk është korrekte as të dalin emrat në mediume edhe nëse dikush ka patur biseda sepse nuk është korrekte ndaj Rafet Prekazit. Sa më përket mua, nuk kam pasur biseda më askënd”, ka thënë Afrim Tovërlani, për RTV Dukagjini, përcjell Zeri.info.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë