Sport

Tovërlani flet për derbit në Superligë dhe parashikon ndeshjet e fundjavës

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Toverlani ka foluar për ndeshjet në Superligën e Kosovës.

Këtë javë do të kemi spektakël në futbollin vendor. Fokusi pritet të jetë në dy derbit e javës, Drita – Prishtina dhe Ballkani – Gjilani.

Në një intervistë për IndeksOnline, Toverlani tha se shpreson që ndeshjet do të jenë të forta dhe korrekte. Ai thotë po ashtu se ndjehet i befasuar kur sheh ndeshjet e fundit pa ndonjë angazhim maksimal.

“Të shpresojmë që do të kemi ndeshje të forta dhe korrekte. Kohëve të fundit rezultatet po dalin befasuese dhe ndeshjet pa ndonjë angazhim maksimal gjë që më çuditë. Ende është herët dhe asgjë nuk do të skajohet me këto ndeshje nëse e shohim orarin i cili pason deri në fund”, ka thënë Toverlani

‘Toki’ po ashtu ka parashikuar dy derbit e javës. Ai thotë se ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinë do ta fitoj kjo e fundit. Kurse takimin mes Ballkanit dhe Gjilanit do e fitoj skuadra suharekase.

Dy ndeshjet e lartpërmendura do të zhvillohen të dielën nga ora 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës