Sport

Tovërlani e zbulon se cili futbollist i Kosovës është shembull për të gjithë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mposhtur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.

Në ndeshjen e radhës, të martën, Kosova është nikoqir i Anglisë në Southampton.

Ndërkaq, trajneri Afrim Tovërlani ka lavdëruar Milot Rashicën, yllin e Kosovës, për të cilin thotë se duhet të jetë shembull.

“Milot Rashica duhet të jetë shembull për të gjithë. Edhe ai ka pasur momente të mira madje edhe u kritikua, por kurrë nuk është parë duke bërë ndonjë gafe”, tha Tovërlani në “2 me 1”.

“Ai ka qenë çdo herë i gatshëm për vendin tonë. Ju e patë në ndeshjen humanitare që u mbajtë me yje në Prishtinë, ai i prishi pushimet e erdhi për të qenë pjesë e atij spektakli”, vlerësoi ‘Toki’.

“Askush kurrë nuk ka dëgjuar për ndonjë sjelle të keqe nga Rashica. Pra ai duhet të jetë shembull”, ka thënë Afrim Tovërlani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv