Sport

Tottenham gjen zëvendësimin e Mourinhos?!

Raportimet italiane bëjnë të ditur se një takim mes përfaqësuesve të klubit Tottenham Hotspur dhe Maurizio Sarri do të ndodhë javët në vazhdim.

Sarri, i cili është pa një skuadër, mund të rikthehet përsëri në Angli, mirëpo kësaj radhe në stolin e Spurs.

Tottenham për momentin janë në vendin e 7-të në Premierligë dhe janë në ‘krizë’ të rezultateve në krye me Jose Mourinhon.

La Gazzetta dello Sport raporton se Tottenham kishte kontaktuar me Sarrin në 2018, para se të shkonte në Chelsea, dhe interesi nuk është zbehur që nga atëherë.

Sarri është në dijeni të këtij interesimi nga Spurs dhe një takim mund të vendoset në Londër javën e ardhshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s