Sport

Torino vazhdon startin katastrofal në Serie A, ja si u vlerësua paraqitja e Vojvodës

Torino ka shënuar humbje në takimin e javës së katërt ndaj Cagliarit në shtëpi, transmeton Insporti.

Klubi verior ka pësuar humbje me rezultat 2-3 nga Cagliari në takimin e zhvilluar në “Stadio Olimpico di Torino”.

Torino vazhdon kështu formën katastrofale, ku në tri xhirot e para ende nuk e ka arkëtuar asnjë pikë.

Golat e takimit u shënuan nga Andrea Belotti për vendasit ndërsa për mysafirët realizuan Pedro dhe Giovanni Simeone.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda te Torino. Vojvoda luajti 79 minuta dhe nga harkimi i tij erdhi goli i dytë i Belottit.Vojvoda u vlerësua me notën 6.5 nga “SofaScore.

Postime të ngjajshme
Sport

Borussia Monchengladbach -Real Madrid, ky ishte lojtari i ndeshjes

Sport

Liverpool 2:0 Midtjylland, notat e lojtarëve

Sport

Liverpool bën detyrën përballë Midtjylland

Sport

Real Madrid i shpëton humbjes së dytë në Ligën e Kampionëve