Sport

Topalli pas transferimit në Turqi, me vlerë më të madhe se gjithë futbollistët e Superligës

Vlera e Jetmir Topallit është rritur ndjeshëm pas transferimit në Turqi.

Futbollisti i ri sa ishte pjesë e Ballkanit vlerësohej me çmimin 200 mijë euro, teksa së fundmi Transfermarkt e ka rivlerësuar duke i vendosur çmimin 500 mijë euro.

E me vlerën e re, Topalli i kalon për nga çmimi të gjithë futbollistët e Superligës së Kosovës.

Ai bëhet për 25 mijë euro më i shtrenjtë se Mici që vlenë 475 mijë euro, dhe për 50 mijë më i shtrenjtë se Simonovski i Feronikelit që kushton 450 mijë.

Topalli ka realizuar 4 gola në vetëm 281 minuta lojë, me një mesatare të frikshme prej 70 minutash për një gol të realizuar.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës