Sport

Top 15 transferimet më të shtrenjta në këtë afat kalimtar

Afati kalimtar veror është mbyllur më 31 gusht në pesë ligat më të forta në Evropë.

Edhe pse pandemia COVID-19 ka goditur shumë klube, edhe këtë vit nuk kanë munguar blerjet e mëdha.

Liga Premier si zakonisht ka qenë më aktive, ku nga 15 transferimet më të shtrenjta, 11 prej tyre janë bërë në kampionatin anglez.

Manchester United, Chelsea, Manchester City, Arsenal, por edhe Aston Villa ishte mjaftë aktive me blerje.

Dy lojtarët më të shtrenjtë në këtë afat dhe të vetmit që kaluan shifrën e 100 milionë euro, ishin Jack Grealish që kaloi te Manchester City për

117 milionë euro dhe Romelu Lukaku që u bashkua me Chelsean për 115 milionë euro.

Më poshtë i gjeni 15 blerjet më të mëdha në këtë afat kalimtar.

15. Kurt Zouma, nga Chelsea në West Ham (35 milionë euro)

14. Rodrigo de Paul, nga Udinese në Atlético Madrid (35 milionë euro)

13. Danny Ings, nga Southampton në Aston Villa (35.20 milionë euro)

12. Emiliano Buendía, nga Norwich City në Aston Villa (38.4 milionë euro)

11. Ibrahima Konaté, nga RB Leipzig në Liverpool (40 milionë euro)

10. Tammy Abraham, nga Chelsea te Roma (40 milionë euro)

9. Martin Odegaard, nga Real Madrid në Arsenal (40 milionë euro)

8. Dayot Upamecano, nga RB Leipzig në Bayern Munich (42.5 milionë euro)

7. Raphael Varane, nga Real Madrid te Manchester United (50 milionë euro)

6. Cristian Romero, nga Atalanta në Tottenham (55 milionë euro)

5. Ben White, nga Brighton në Arsenal (58 milionë euro)

4. Achraf Hakimi, nga Inter te PSG (60 milionë euro)

3. Jadon Sancho, nga Borussia Dortmund në Manchester United (85 milionë euro)

2. Romelu Lukaku, nga Interi te Chelsea (115 milionë euro)

1. Jack Grealish, nga Aston Villa në Manchester City (117 milionë euro)

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar