Lajme

Tomë Gashi tregon a ka prishje të raporteve me Thaçin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Avokati i njohur dhe përkrahësi i Lëvizjës Vetëvendosje, Tomë Gashi ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale dhe raportet e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Gashi ka thënë se ai nuk ka kurrfarë prishje të raporteve me ish-presidentin Thaçi, dhe nuk e ka problem ta mbrojë askënd.

“Nuk ka prishje të raporteve dhe nuk e kam problem ta mbrojë askënd. Por meqenëse nuk e pranoj fare Gjykatën Speciale, nuk kam as të drejtë dhe as që duhet të jem atje. Por e gjithë dija ime jurdike mund ti ofrohet pa kurrfarë pagese pa kurrfarë kompenzimi secilit që mendon se nëse janë pjesë e ekipi të tyre, për të kontribuar për lirimin e tyre,”- ka thënë ai.
close
volume_off

Më tej ai ka kujtuar kohën kur ka qenë këshilltar juridik i ish-presidentit Thaçi, ndërsa ka shtuar se nuk ka prishje të raporteve dhe se mundet të duket si mllef.

“Ju duhet ta dini se kam qenë këshllitar politik për çështje juridike në një mandat të plotë të zotit Thaçi, kështuqë nuk ka prishje të raporteve. Mund të duket si mllef faktikisht për shtyrjen e formimit të Gjykatës Speciale. Por asgjë tjetër nuk mund të ketë dhe nuk duhet të ketë,”-është shprehur avokati Gashi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat