Sport

“Toki” ngacmon aktorin Osman Azemi pas analizës së këtij të fundit

Viti 2020 ishte viti kur Përfaqësuesja e Kosovës kishte mundësinë historike të kualifikohej në “Euro 2020”.

Por, humbja nga Maqedonia e Veriut në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve e ndali rrugëtimin e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Aktori i mirënjohur kosovar dhe tifozi i Kosovës, Osman Azemi e ka komentuar eliminimin dhe rezultatet zhgënjyese të Kosovës në vitin e kaluar.

“Neve na ka goditur pandemia, por ngapak edhe mësyshi na ka dëmtuar (qesh)”, ka deklaruar Azemi në “Dueli Festiv”, përcjell “Zeri.info”.

 

“Ne tifozët e Kosovës jetojmë me futbollin, dhe nuk jemi aspak nacionalistë. Nuk ua vërshëllejmë himnin shteteve tjera.”, tregoi ai.

Më pas, lidhur me vitin 2020 foli edhe trajneri Afrim Tovërlani, i cili fillimisht “ngacmoi” Azemin.

“Nuk kam çfarë të shtoj. Të gjitha i tha ‘Teta Gjyli”, deklaroi Tovërlani në “Dueli Festiv”, përcjell “Zeri.info”.

“COVID-19 e ka dëmtuar shumë Përfaqësuesen e Kosovës. Maqedoninë e Veriut e përgëzoj për këtë kualifikim”, vlerësoi ai.

“Edhe po të luhej në mars, do të kishim mungesa. Futbollistët që munguan më së shumti do të donin të ishin këtu, por s’e kanë pasur mundësinë”, potencoi “Toki”.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës