Sport

‘Toki’: Gjashtë skuadra në luftë për titull

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjashtë skuadra momentalisht po e kërkojnë titullin e kampionit në Kosovë. Po luftohet për çdo pikë, pasi që krahas daljes në Evropë, garë e ashpër po bëhet edhe për mbijetesë.

Kur kanë kaluar dhjetë xhiro në Superligë njohës të futbollit kosovar po vlerësojnë se ky kampionat është një ndër më cilësorët që nga paslufta në vendin tonë.

Shumë skuadra e kanë vënë kandidaturën për titull, ndërkohë që interesante do të jetë edhe lufta për mbijetesë.

Trajneri i mirënjohur kosovar Afrim Tovërlani e vlerëson këtë edicion si atraktiv dhe me shumë rivalitet.

“Mendoj se është filluar me shumë bujë dhe me shumë rivalitet. Shumë skuadra kanë investuar në këtë vit dhe kjo nuk do të thotë që medoemos do të shpallen kampionë ose do të dalin në Evropë. Megjithatë, ende ka disa ekipe që kanë mbetur në mentalitetin e së kaluarës, nuk i pranojnë humbjet si vendas dhe po shohim edhe presione dhe deklarata jo të matura nga zyrtarë të ndryshëm të disa klubeve”, ka thënë Afrim Tovërlani të hënën për gazetën “Zëri”.

Tovërlani, i cili është trajneri më i suksesshëm në futbollin e Kosovës, ndër të tjera pohon se në këtë edicion secila skuadër është në gjendje ta mposhtë secilën.

“Kampionati është interesant sepse secila skuadër po është në gjendje që ta mposhtë secilën. Nuk duhet harruar se në këtë edicion ka pasur disa ardhje nga kampionate të tjera, sidomos nga Shqipëria”, pohoi Tovërlani, për ta komentuar më tutje edhe luftën për titull.

“Në garë janë gjashtë skuadra dhe është herët të thuhet se cila mund të dalë kampione. Mendoj se gjashtë ekipet e para kanë kapacitet ta fitojnë titullin, por mbi të gjitha përparësi do të ketë skuadra që do të dijë të menaxhojë më mirë situatën e humbjeve eventuale e sidomos rol kyç do të kenë trajnerët në momentet vendimtare se si do të veprojnë me ekipet e tyre. Thjesht një trajner është kapiten i anijes, i cili i cakton koordinatat se nga do të lundrojë për ta arritur një cak të sigurt anija me udhëtarë”, potencoi Afrim Tovërlani.

Krejt në fund trajneri i njohur si “Toki” e komentoi edhe cilësinë. “Nuk ka ngritje të theksuar të ritmit të lojës dhe dominim të ndonjërës nga ekipet pretenduese”, përfundoi Afrim Tovërlani, i cili momentalisht nuk është i angazhuar në asnjë skuadër.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv