Sport

“Toki” flet për fitoren e Prishtinës në Mitrovicë

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe për t’u përfunduar java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

FC Prishtina ka marrë fitore të madhe në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:2.

Llapi e ka fituar kryendeshjen ndaj Ballkanit me shifrat minimale 1:0, teksa fitore ka marrë edhe Drita që mposhti me lehtësi Besën në Gjilan 3:1.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani ka komentuar ndeshjen e zhvilluar në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Prishtinës. “Toki” ka deklaruar se në ato rrethana edhe barazimi kishte me qenë pozitiv për “Minatorët”.

Toverlani ka shtuar se Prishtina po tregon stabilitet më të mirë se çdo skuadër tjetër.

“Ka qenë një lojë jo shumë e mirë, sepse dy skuadrat ishin pozicionuar për të mos humbur. Megjithatë Prishtina pati më tepër nga rastet dhe loja. Në këto rrethana edhe barazimi ishte pozitiv për Trepçën ’89. Prishtina po tregon stabilitet më të mirë se çdo skuadër tjetër. Mundem me thënë se e ka kapur formën më mirë se çdo skuadër tjetër”, ka thënë Toverlani për “Dueli Sportiv”.

Postime të ngjajshme
Sport

Si do të ishin formacionet e pesë kombëtareve pa lojtarët e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane?

Sport

Milioner nga shkarkimet, kjo është shuma marramendëse që ka fituar Mourinho

Sport

Super Liga Evropiane: Mesut Ozil dërgon mesazh të fortë

Sport

Zyrtare: UEFA aprovon ndryshimet në Ligën e Kampionëve