Lajme

Tjetër refuzim në PDK: Anëtarja e Kryesisë refuzon pozitën e re në partinë e Memli Krasniqit

Përveç ish-ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, që refuzoi të jetë pjesë e kryesisë së re të partisë, një gjë të tillë e ka bërë edhe Donika Shahini, shkruan Gazeta Metro.

Shahini e cila ishte cilësuar si prurje e re në kryesinë e PDK’së, ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, se e ka refuzuar këtë detyrë.

Ajo ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë për shkaqe personale.

“Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re. Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim”, ka shkruar Shahini Lami.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën

Lajme

Kjo është mosha e 19 viktimave që humbën jetën nga virusi

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi