Lajme

Tjetër ngjarje e shëmtuar, turistët gjermanë grabiten në qendër të Tiranës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një tjetër ngjarje e pakëndshme u ka ndodhur turistëve të huaj që vijnë këto ditë për të vizituar Shqipërinë, të cilët bëhen pre e dhunës dhe e grabitjes, duke treguar edhe njëherë se situata e rendit dhe sigurisë në vend është jashtë kontrollit.

Një çift turistësh të huaj gjermaë, të identifikuar si Ana Lucia Barroso dhe Steen Thorsson, banues në Hanover, janë grabitur në rrugën ‘Petro Marko’ nga një person që u ka marrë valixhen me të cilën udhëtonin. Çifti ka bërë denoncimin në Polici, ndërsa ngjarja është raportuar nga gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha.

Ky është rasti i tretë brenda disa ditësh, pas atij të ndodhur në Porto Palermo ku u sulmua një grup turistësh spanjollë dhe në fshatin Shëngjergj ku u dëmtua makina e një çifti hungarez, ku sulmohen turistët e huaj.

‘Vazhdojmë…. pas hungarezit që i thyen xhamat e makinës në Shengjergj, ankohen gjermanët!

Ana Lucia Barroso dhe Steen Thorsson banues në Hannover, kallëzojnë në polici se në orën 11.30 në Tiranë, në rrugën “Petro Marko”, një person i paidentifikuar ju rrëmbeu valixhen brenda të cilës kishin veshje dhe sende personale!’, shkruan gazetarja Anila Hoxha.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat