Lajme

Tjetër koalicion për balotazh, AAK dhe LDK arrijnë marrëveshje në këtë komunë

AAK do ta përkrahë LDK-në në zgjedhjet e balotazhit për kryetarë komunash në Fushë Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga AAK të cilët kanë kërkuar nga votuesit e tyre që të përkrahin kandidatin e LDK-së, Burim Berisha.

“Vota e çdo antari të AAK-së në Fushë Kosovë, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të Z. Burim Berisha, i cili me datë 14 Nëntor 2021 përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe antarësinë e AAK-së në Fushë Kosovë kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës të mbështesim kandidatin e LDK-së Burim Berishen.

Vota e çdo antari të AAK-së në Fushë Kosovë, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të Z. Burim Berisha, i cili me datë 14 Nëntor 2021 përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës.

Na priftë e mbara!.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia