Sport

Tjetër gol fantastik nga ylli shqiptar në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formën e mirë te klubi i tij Konyaspor.

Ai ka shënuar gol dhe ka dhënë një asistim në ndeshjen që ekipi i tij e ka humbur ndaj Rizesporit në Super Ligën turke me rezultat 5-3.

https://blicmedia.net/rashica-drejt-transferimit-ne-premier-league/

Në minutën e 6-të të ndeshjes Cikalleshi asistoi për shokun e tij të skuadrës Guilerme, i cili kaloi miqtë në avantazh.

 

Në minutën e 12-të sulmuesi 30 vjeçar u bë protagonist vetë duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.

Ky është goli i gjashtë për Cikalleshin në këtë sezon me Konyasporin ndërkohë ka dhënë dhe dy asistime.

Zymer Bytyqi në anën tjetër ka luajtur nga fillimi deri në minutën e 61-të.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien