Lajme

Tjetër aksident me fatalitet, një i vdekur në rrugën Prishtinë-Pejë

Një person ka humbur jetën si pasoj e një vetëaksidenti në në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht tek Kroi i Mbretit.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe është vetë aksidentuar për vdekje. Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kane dalë në vendin e aksidentit”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë, mesditën e sotme, pas një aksidenti në Koshare të Ferizaj, katër persona kanë humbur jetën, në mesin e tyre edhe një fëmijë i moshës 12-vjecare. Si dhe një grua e re ka marrë lëndime të rënda, e cila po trajnohet në QKUK.

Pas këtyre aksidenteve me fatalitet, policia ka apeluar për kujdes.

“Kërkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë në veçanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësues për të gjithë”, ka apeluar policia. /Demokracia.com/

Postime të ngjajshme
Lajme

Shqiptarja 20-vjeçare në Gjermani e zhdukur qe pesë ditë, familjarët: Babai i saj me kancer nuk do mund t’i mbijetojë këtij lajmi

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’